4.2 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

William Walker flet për Albin Kurtin, Adem Demaçin dhe fillimet e Vetëvendosjes

- Advertisement -

William Walker, në një intervistë për T7 në emisionin “Kosova Live”, ka folur për takimin e tij të parë me Albin Kurtin.

Ai ka treguar se Kurtin e ka takuar për herë të parë në vitin 1999, në një takim ku ishte i pranishëm edhe Adem Demaçi. Sipas Walkerit, gjatë viteve janë parë vetëm disa herë, por kur janë ritakuar, është ndjerë sikur të ishin dy njerëz që njiheshin prej kohësh.

Duke folur për përfshirjen e Kurtit në politikë përmes Vetëvendosjes, Walker ka thënë se e ka inkurajuar këtë lëvizje që të shndërrohej në parti politike dhe të merrte pjesë në zgjedhje, nëse besonin se mund të fitonin mbështetjen e qytetarëve.

Ai ka theksuar se kjo nuk nënkuptonte se ishte bërë mbështetës i Vetëvendosjes, por se dëshira e tij ishte që Kosova të kishte parti politike që përfaqësojnë realisht zërin e popullit.

Për më shumë, ndiqni videon e intervistës:

Të ngjashme

Të fundit