Në një imazh që është bërë virale në rrjetet sociale, aktori i njohur shfaqet krah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj, ndërsa të dy formojnë me duar shqiponjën karakteristike. Fotografia është publikuar fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku momenti është përshkruar me emocion të veçantë.
“Me më të mirin e të gjitha kohërave ”, ka shkruar Pepaj në përshkrim, duke përfshirë gjithashtu dhe akronimin “AL”, një simbol i qartë i lidhjes me Shqipërinë.