Nëse keni krijuar apo jeni bashkuar ndonjëherë një grupi WhatsApp krijuar për një event të caktuar, dhe më pas keni harruar ta fshini apo të largoheni prej tij, platforma ka menduar për një zgjidhje.
WhatsApp po teston diçka të quajtur “Expiring Groups” ku përdoruesit mund të vendosin një datë skadimi për grupet sipas WaBetaInfo.
Termi i referohet grupeve të përkohshme të cilat pas një periudhe kohe nuk kanë më asnjë dobi. Grupe të tilla mund të bëhet shpërqendrim për anëtarët nëse të tjerët brenda tij vijojmë të komunikojnë.
WhatsApp është në dijeni të këtij problemi
Bazuar në imazhet e paraqitur, opsioni “Expiring Groups” do të shfaqet brenda cilësimeve të grupit ku përdoruesit mund të zgjedhin sesa ditë, muaj apo deri në një datë të caktuar që të jenë pjesë e grupit.
Përdoruesit mund të anulojnë datën e largimit nga një grup nëse duan të ruajnë bisedat. Gjithashtu datat e përcaktuara aplikohen vetëm tek ju dhe jo pjesëmarrësit e tjerë, që do të thotë se grupi mund të vijojë të jetë aktiv por ju nuk jeni pjesë e tij.
Siç duket WhatsApp nuk do të fshijë një grup pa ju vënë në dijeni dhe mbyllja e tij bëhet vetëm pasi të jenë larguar të gjithë. /PCWorld Albanian/