Për përdoruesit e Gmail këto filtra duhet të jenë të njohur duke qenë se shërbimi e-mail i Google i ofron që prej 2020-ës për ta bërë kërkimin më të lehtë.
Për ata që përdorin WhatsApp sikur të ishte një postë mesazhesh, aplikacioni tashmë do të bëhet akoma më i dobishëm.
Ditën e Marte kompania tha se ka filluar lançimin e filtrave të bisedave ndarë në tre kategori: Të gjitha, Të Palexuara dhe Grupet.
Filtri “Të gjitha – All” është i përzgjedhur në mënyrë automatike dhe tregon një version të pafiltruar në postës elektronike. Ndërkaq filtri “Të palexuara – Unread” është i dobishëm për të aksesuar mesazhet të cilat ende mund të mos i keni parë.
Përmes këtij të fundit mund të zeroni njoftimet e mesazheve të pa lexuara.
Sakaq Meta tha se filtri “Grupet – Groups” ishte një prej veçorive më të kërkuara për të shfletuar me shpejtësi të gjitha bisedat në grup. Ky filtër shfaq edhe bisedat e nën-grupeve të cilat janë pjesë e Komuniteteve.
Për përdoruesit e Gmail këto filtra duhet të jenë të njohur duke qenë se shërbimi e-mail i Google i ofron që prej 2020-ës për ta bërë kërkimin më të lehtë.
WhatsApp tha se opsionet e reja të filtrimit do të fillojnë lançimin për përdoruesit ditën e sotme dhe të bëhen të disponueshëm për të gjithë në javët në vijim. /PCWorld Albanian