-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

WhatsApp lançon funksione të reja privatësie

- Advertisement -

Pasi testoi funksionalitetet në versionin beta gjatë muajit Prill, WhatsApp lansoi kontrolle të reja privatësie për fotot e profilit, biografinë, statusin dhe “last seen”.

Deri më sot ju mund të bllokonit aksesin në informacionin e tyre për të gjithë përdoruesit, vetëm kontaktet ose ti linit të hapura për të gjithë.

Por përditësimi i ri sjell një opsion të ri ku mund të përfshini të gjitha kontaktet me përjashtim të ndonjërit prej tyre.

Statusit “Last Seen” në veçanti është një pjesë delikate e privatësisë sepse tregon kur dikush ka kontrolluar aplikacionin. Potencialisht dikush mund të kuptojë që i keni parë mesazhin edhe nëse e keni çaktivizuar vizibilitetin e tij thjeshtë duke parë statusin tuaj “Last Seen.”

Në versionin e ri të WhatsApp mund të ndaloni “Last Seen” për individë të caktuar. Nëse e bëni një gjë të tillë duhet të dini se as ju nuk shikoni statusin e tyre “Last Seen.”

Funksionet e reja janë të disponueshme në Account > Privacy. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit