Një numër aplikacionesh komunikimi të enkriptuara ku përfshihen WhatsApp dhe Signal kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar së bashku një projektligj të ri në Britani që thonë se kërcënon enkriptimin fundor.
Projektligji përmban një sërë dispozitash të cilat mbrojnë fëmijët dhe të rritur online duke i bërë kompanitë e medias sociale më përgjegjëse për sigurinë e përdoruesve.
Projektligji është kritikuar sepse besohet që lejon qeverinë Britanike dhe autoritetin e komunikimeve elektronike OFCOM të abuzojnë me fuqitë e tyre të moderimit të platformës.
Një klauzolë kërkon që kompanitë të cilat ofrojnë enkriptim fundor të skanojnë mesazhet e përdoruesve për materiale të abuzimit seksual me fëmijët, diçka që kritikët thonë se do të çonte në kompromentimin e enkriptimit fundor dhe privatësisë së përdoruesit.
WhatsApp dhe Signal janë shprehur më herët se do të ndalonin operacionet në Britani nëse u kërkohet të dobësojnë standardet e enkriptimit fundor nën projektligjin e ri.
Letra e hapur dërguar pranë autoriteteve Britanike është nënshkruar nga WhatsApp, Signal, Threema, Element, Wire, Session dhe Viber, të gjitha shërbime që ofrojnë teknologjinë e enkriptimit fundor për përdoruesit e tyre. /PCWorld Albanian/