-10.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

West Hami i interesuar për lojtarin e Drenicës? Agjenti thotë se marrëveshja “dështoi”

- Advertisement -

Media “HammersNews” ka raportuar se skuadra angleze West Ham United, ka shfaqur interesim për një lojtar të KF Drenicës.

Fjala është për 27-vjeçarin Ronaldo Chacon.

Ky informacion ka rrjedhur nga agjenti Karim Assafo, i cili ka folur në kanalin në Youtube “Fernando Petrocelli y la Ruta Vinotinto”.

Ai nuk ka treguar se kur ka qenë ky interesim i West Hamit për Chacon.

“Ka pasur vërtet një interesim fillestar nga West Ham për Ronaldo Chacon, por transferimi nuk u realizua”, u shpreh Assafo.

Sulmuesi i Drenicës ka shënuar katër herë në 17 ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit