Media “HammersNews” ka raportuar se skuadra angleze West Ham United, ka shfaqur interesim për një lojtar të KF Drenicës.
Fjala është për 27-vjeçarin Ronaldo Chacon.
Ky informacion ka rrjedhur nga agjenti Karim Assafo, i cili ka folur në kanalin në Youtube “Fernando Petrocelli y la Ruta Vinotinto”.
Ai nuk ka treguar se kur ka qenë ky interesim i West Hamit për Chacon.
“Ka pasur vërtet një interesim fillestar nga West Ham për Ronaldo Chacon, por transferimi nuk u realizua”, u shpreh Assafo.
Sulmuesi i Drenicës ka shënuar katër herë në 17 ndeshje.






