10.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

West Hami e Wolvesi pas portierit Muriq

- Advertisement -

Dy skuadra nga Premier League, West Ham Unitedi dhe Wolverhamptoni, kanë shprehur interesim për portierin e Sassuolos, Arijanet Muriq.

Paraqitjet me Kosovën në kualifikimet e Botërorit 2026 dhe ato me Sassuolon, kanë bërë që dy ekipet angleze ta syojnë transferimin e Muriqit.

Kështu ka shkruar të hënën sajti italian “Sassuolonews”.

Kartonin e portierit Muriq e ka Ipswich Towni, që aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Portieri i Kosovës është i huazuar te Sassuolo deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

26-vjeçari Muriq me Ipswich Townin ka kontratë deri në vrën e vitit 2028.

Kartoni i portierit shtatlartë, sipas faqes “Transfermarkt” është i vlefshëm 7,5 milionë euro.

Ai me Sassuolon këtë edicion ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian.

Të ngjashme

Të fundit