3.2 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Wesley Clark, nis ditën e dytë të dëshmisë në Hagë

- Advertisement -

 

Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark ka nisur ditën e dytë të dëshmisë në Hagë.

Ai është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij, gjenerali amerikan riktheu edhe njëherë rrethanat që çuan në ndërhyrjen e NATO-s, funksionimin e UÇK-së dhe rolin e figurave drejtuese gjatë luftës.

Çka tha gjenerali amerikan: 

“Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do të kundërpërgjigjeshin”.

Clark tregoi se si informacionet për masakrën e familjes Jashari krijuan alarm të menjëhershëm në rajon.

“Unë shkova në Maqedoni, më duket se kanë qenë ditët e para të marsit, kishim një Task-Forcë të forcave amerikane në Maqedoni, që ishte vendosur para disa viteve për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, shkova ta inspektoja. Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentit e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.

Ai kujtoi se sulmet serbe ndaj popullatës shqiptare “ishin në rritje”, ndërsa brenda NATO-s mungonin planet konkrete të reagimit.

Clark tha se për herë të parë çështja nisi të diskutohej drejtpërdrejt në Departamentin amerikan të Shtetit, me udhëzimin që të mos flitej me asnjë diplomat tjetër të huaj.

Në pranverën e vitit 1998, ai u ngarkua të përgatiste një plan, edhe pse nuk ishte i qartë se cilat shtete apo ministri ishin pjesë e procesit, raporton Klankosova.tv.

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, pasuar udhëzime politike, nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”.

 

Të ngjashme

Të fundit