Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si dëshmitari i fundit i thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, u pyet rreth operacionit në Pashtrik.
Clark ka deklaruar se për këtë operacion, u informuan në muajin maj të atij viti, transmeton Klankosova.tv.
“Ne në maj kishim informacion për operacionin e Pashtrikut”, tha gjenerali i pensionuar amerikan.
Ndryshe, Beteja e Pashtrikut ose Operacioni Shigjeta ishte një betejë dyjavëshe e cila u zhvillua nga 6 maji i vitit 1999 deri më 10 qershor po të këtij viti.
Objektivi kryesor i forcave të UÇK-së, ishte hapja e një rruge përmes lumit Drini i Bardhë dhe malit të Pashtrikut në mënyrë që të sigurohej kalimi i sigurt i armëve dhe vullnetarëve përmes kufirit Shqipëri-Kosovë.
Para betejës, Ushtria Jugosllave dhe Policia e Serbisë kishin kryer një fushatë të spastrimit etnik të fshatrave të banuara me shqiptarë në shpatet e Malit të Pashtrikut dhe i kishin shndërruar ato në baza ushtarake






