24.6 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Werderi mposht Bayernin

- Advertisement -

Bayerni i Munichut e ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të kampionatit të Bundesligës. Bavarezët u mposhtën nga Werder Bremeni të dielën pasdite me rezultat minimal 0-1.

Bremeni e nisi mirë sfidën duke realizuar me anë të Justin Njinham, në minutën e 25’, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë nuk pati ndonjë ndërhyrje nga VAR-i, pasi goli i Mitchel Weiser u pranua në minutën e 59’, i cili ishte shërbyer mirë nga Friedl.

Ky gol doli të jetë i fitores për Bremenin, duke i bërë favor të madh Bayer Leverkusenit që renditet në vendin e parë me 48 pikë.

Bayerni pas humbjes pozicionohet në pozitën e dytë me shtatë pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Werder Bremeni pas fitores kalon në vendin e 12-të me 20 sosh, kështu i largohet zonës së barazhit dhe asaj të rrezikshme për rënë nga liga.

Të ngjashme

Të fundit