22.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Wayne Rooney: Do të ishte “çmenduri” nëse Manchester United nuk transferon Gianluigi Donnarumma

- Advertisement -

Wayne Rooney ka deklaruar se Manchester United do të ishte “i çmendur” nëse nuk do të nënshkruante me portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, pas humbjes 1-0 ndaj Arsenalit.

Portieri i kombëtares italiane, 26-vjeçar, pritet të largohet nga PSG këtë verë, pasi javën e kaluar publikoi një deklaratë ku tha:

“Dikush ka vendosur që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit.”

Donnarumma u la jashtë ndeshjes së Superkupës së Francës ndaj Tottenham, me klubin parisien që dëshiron një “profil të ndryshëm portieri”.

Si Manchester United ashtu edhe Manchester City janë përfolur si destinacione të mundshme për gardianin me 74 paraqitje me Italinë.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, ai do të kushtonte më shumë se 25 milionë £.

Pas disfatës ndaj Arsenalit, Rooney tha në emisionin e tij The Wayne Rooney Show:

“Mendoj se nënshkrimi me një portier të ri duhet të jetë prioritet. Shkoni pas në kohë kur kishim Roy Carroll dhe Tim Howard. Nuk kishte 100% besim nga mbrojtësit ndaj tyre. Por kur erdhi [Edwin] Van der Sar, gjithçka u qetësua. Mbrojtësit i besuan më shumë dhe kjo rriti performancën e gjithë ekipit. Dhe mendoj se aty është Manchester United tani. Ata duan besimin, qetësinë dhe drejtimin nga portieri i tyre.”

Rooney shtoi se André Onana, edhe pse është një portier i madh dhe shkëlqeu te Interi, nuk dha siguri të plotë sezonin e kaluar.

“Onana është fantastik, por vitin e kaluar nuk na bëri që ti besojmë atijj”

Në fund, legjenda e “Djajve të Kuq” e bëri të qartë:

“Me Donnarumma, që është 26 vjeç dhe një nga më të mirët në botë, do të ishte e çmendur nëse United nuk e kërkon. Ai nuk është rrezik. Lexova një statistikë – gabimet e tij që çuan në gola ishin zero. Kjo është më e rëndësishmja për një portier. Nëse ka mundësi financiarisht, United duhet patjetër ta marrë në skuadër.”

Të ngjashme

Të fundit