-4.5 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

“Washington Post”: ShBA-ja ngrin të gjitha fondet për forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez

- Advertisement -

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ua ka ngrirë të gjitha fondet forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez si pjesë e ngrirjes globale të asistencës së jashtme, sipas zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë.

Ngrirja e fondeve bëhet në një kohë kritike për Autoritetin Palestinez, përderisa ai po ballafaqohet me vështirësi për ta mbajtur pushtetin në disa pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe po mundohet që ta sigurojë qeverisjen e Rripit të Gazës pas luftës, raporton gazeta “The Washington Post”.

Uashingtoni së pari i kishte ndalur ndihmat e drejtpërdrejta për Autoritetin Palestinez gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, por vazhdoi që t’i financonte trajnimin dhe reformimin e forcave të sigurisë.

Ushtrimet dhe kurset menaxhohen përmes Zyrës së Bashkërendimit të Sigurisë me seli në Jerusalem, e njohur më parë si Bashkërenduesi i ShBA-së për Sigurinë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez – që përbëhet nga një grup shtetesh.

Zëdhënësi i forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez, Anwar Rajab, i tha gazetës “The Washington Post” se Shtetet e Bashkuara konsideroheshin si “donatore e madhe për projektet e Autoritetit Palestinez”, ku përfshihej trajnimi për forcat e sigurisë.

Një ish-zyrtar izraelit i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez “nuk janë prekur në një mënyrë domethënëse” nga kjo ngrirje dhe se “donatorë të tjerë janë zotuar për ta plotësuar mungesën”./Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit