Duket se kjo verë i takon perlave të bregdetit shqiptar!
Një nga gazetat më të mëdha botërore, “Washington Post”, ka renditur 9 destinacione që duhet të vizitohen këtë verë. Dhe e dini kush renditet mes tyre? Shqipëria.
“Greqia renditet lart për udhëtarët amerikanë këtë verë dhe ministri grek i turizmit Vasilis Kikilias parashikon 10 deri në 20% më shumë vizitorë në vend këtë vit se sa i kaluari. Si fillim, ishulli grek i Mykonos ishte destinacioni kryesor ndërkombëtar në Airbnb për përdoruesit amerikanë”, thuhet në artikull.
Më tej fokusi kalon të vendi ynë, duke shkruar:
“Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin verior të Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare dhe në brendësi, malet janë idilike për ecje, çiklizëm dhe qytete antike”, thuhet në artikullin e WP.
Uashington Post i përshkruan lexuesve mundësinë për të shijuar jo vetëm detin e pastër, por edhe qytetet antike buzë rivierës shqiptare. Për të pasionuarit pas sportit, nuk mbeten pa përmendur edhe malet shqiptare.
Shkrimi i Uashington Post është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga Kryeministri Rama, që e cilëson shkrimin si një jehonë për Shqipërinë turistike.