Modelja bukuroshe Wanda Nara është sërish në krahët e futbollistit Mauro Icardi. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, 36-vjeçarja ka rrëfyer gjithçka për romancën me ish-sulmuesin e Interit.
“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën”, është shprehur ajo.
Çanta në fjalë është një model nga marka Hermès, një çantë luksi që shumë pak njerëz kanë mundësinë ta kenë atë.
Jennifer Lopez, Kim Kardashian dhe Georgina Rodriguez janë ndër vajzat me fat të shoubizt ndërkombëtar që zotërojnë këtë çantë të prodhuar nga marka franceze.
E cilësuar si “çanta më e shtrenjtë në botë”, vlera jashtëzakonisht e lartë i atribuohet jo vetëm materialeve nga të cilat është bërë, por edhe proceseve të prodhimit.