Wanda Nara duket se nuk përmbahet më me postimet e saj në rrjetet sociale që nga momenti që është ndarë me Mauro Icardin dhe është lidhur me reperin, L-Gante.

Ndërsa në Argjentinë vazhdon gjyqi i saj me futbollistin e famshëm për akuzat e ndërsjella për dhunë dhe ndarjen e pasurisë me divorcin, Nara po shëtit Europën me të dashurin e ri dhe poston vazhdimisht foto nga më provokueset.

Kështu kanë qenë edhe të fundit, ku ajo shfaqet me një këmishë të bardhë të hapur dhe me transparencat që tregojnë plotësisht format e argjentinases.