Futbollisti i famshëm, Mauro Icardi, ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me aktoren e njohur argjentinsase, China Suares, me të cilën dikur ka pasur një lidhje të fshehtë.
Ishte viti 2024 kur në rrjet ‘shpërthyen’ lajmet se futbollisti argjentinas tradhtoi modelen e famshme, Wanda Nara. E në atë kohë përflitej pikërisht emri i aktores, gjë që më pas rezultoi e vërtetë, e cila gjithashtu filloi krisjen e madhe mes çiftit.
“Thonë se historitë më të mira fillojnë kur nuk i pret… kushedi… janë gjëra të fatit… ai fat që gjen gjithmonë një mënyrë për të bashkuar dy njerëz pa marrë parasysh sa kohë kalon apo sa shumë shtigjet ka për të udhëtuar…”, shkruajnë Icardi dhe China në postimin e përbashkët ku konfirmuan romancën e tyre.
Kjo gjë duket se ka ndikuar vërtet keq te Wanda Nara, e cila para pak kohësh konfirmoi se u nda nga reperi L-Gante.
Kujtojmë se gazetari Guido Zaffora zbulon në programin “Intrusos” fjalët e para të modeles argjentinase kur mori vesh lajmin.
“Wanda po ndryshonte ngjyrën e flokëve të saj kur i thanë për lajmin. Ajo kapi celularin sepse kishte nevojë ta shihte me sytë e saj. U çmend, u mërzit dhe ajo që e lëndoi më shumë ishte kënga ‘Paris’, e cila flet për qytetin francez ku ndodhi dhe tradhtia e Icardit me Chinën.
Në ato momente, asaj i erdhi në mendje fraza vdekjeprurëse që mendonte prej kohësh: ‘China gjithmonë donte të kishte jetën time dhe ajo ia arriti’”, ka treguar Zaffora.