Wall Street Journal: Zyrtarët thonë se Trump nuk dëshiron më sulme ndaj vendeve të energjisë iraniane

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Tump nuk dëshiron më sulme ndaj vendeve të energjisë iraniane, pasi Izraeli goditi sot objektet e lidhura me fushën e gazit natyror South Pars, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Gazeta raporton se Trump e mbështeti sulmin me qëllimin për t’i dërguar një mesazh Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, por tani është kundër sulmeve të mëtejshme të tilla.

Por Trump mund të jetë i hapur për më shumë sulme ndaj objektivave të energjisë iraniane nëse Irani kërcënon ose pengon rrugën jetësore të naftës dhe tregtisë, thanë zyrtarët për WSJ, transmeton BBC.

Të ngjashme

Të fundit