16.3 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Wall Street Journal: Bisedimet Ukrainë-Rusi mund të mbahen në Vatikan në mesin e muajit qershor

- Advertisement -

Një raund i ri bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës për çështjen luftës pritet të organizohet në mes të qershorit në Vatikan, raporton gazeta amerikane Wall Street Journal.

Sipas gazetës, në këtë takim mund të marrë pjesë edhe një delegacion amerikan, nën udhëheqjen e Sekretarit Marko Rubio, dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

Javën e kaluar, vetë Papa Leoni kishte shprehur gatishmërinë për të pritur një takim të ri, pas atij të zhvilluar në Stamboll, t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Papa Leoni XIV është udhëheqësi i parë amerikan i Kishës Katolike dhe vetë Presidenti Donald Trump e mbështet idenë që në Vatikan të mbahet raundi i radhës i bisedimeve.

Në një fjalim të 14 Majit, ai tha se Vatikani mund të veprojë si ndërmjetës në konfliktet globale, pa përmendur konkretisht Ukrainën dhe Rusinë.

Të ngjashme

Të fundit