9.3 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Walker: Kur isha i ri, babai vazhdimisht më kritikonte për lojën time

- Advertisement -

Mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester City, Kyle Walker, thotë se dashuria e ashpër e babait të tij e ndihmoi të bëhet një lojtar elitar.

Walker ka pasur një karrierë të shkëlqyer te City, duke fituar gjashtë herë Premier Ligën, si dhe dy FA Cups, katër EFL Cups dhe Ligën e Kampionëve.

Ai ka luajtur 90 herë për Anglinë dhe konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë.

Duke folur në podcast-in “You’ll Never Beat Kyle Walker”, 34-vjeçari foli hapur për ndikimin që babai i tij Michael ka pasur në karrierën e tij.

Walker tha se babai i tij “më bëri të jem personi dhe lojtari që jam” dhe se në fillim të karrierës së tij ishte për të “provuar se babai im gabonte” pasi ai kritikonte performancat e tij si i ri.

“Unë e urreja të shkoja në futboll me të,” tha Walker, i cili ka luajtur gjithashtu për Sheffield United dhe Tottenham – dhe ka pasur periudha huazimi te QPR, Aston Villa dhe Northampton.

“Pavarësisht nëse luaja mirë apo keq, do të hipja në makinë dhe do të më dilnin lotët. Ai më thoshte se nuk e kisha bërë këtë mirë, nuk e kisha bërë atë mirë.

“Ai nuk e bënte këtë sepse donte të më lëndonte. E bënte sepse i interesonte.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit