18.9 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

“Walk of Shame” para Kuvendit: 120 deputetët nuk duhet votuar më asnjëherë

- Advertisement -

Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës janë vendosur në tokë 120 fletë të bardha me emrat e deputetëve të legjislaturës aktuale, mbi të cilët është vizatuar një X me ngjyrë të kuqe dhe mbi ta është vendosur mbishkrimi “Walk of Shame”.

Ky aksion simbolik është organizuar si protestë kundër moskonstituimit të institucioneve dhe bllokadës politike në vend. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione vendimmarrëse, duke krijuar vakum politik e institucional.

Organizatori i këtij aksioni, Fatmir Bytyqi, tha se tashmë 26 ditë e net është duke qëndruar para Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se qëllimi i tij është të vetëdijësojë qytetarët për të mos votuar më kurr deputetët aktualë.

“Unë tash e 26 ditë gjindem para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste për mos konstituim të institucionit më të rëndësishëm të Republikës. Qëllimi im është kryesisht që t’i vetëdijësoj qytetarët që këta deputetë të mos votohen asnjëherë. Ne kemi pasur rastin në vitin 2014 kur Kuvendi nuk ka funksionuar për disa muaj, tash është ky rasti i dytë. Kjo për arsye se në 2014 nuk kemi ditur që t’i ndëshkojmë deputetët për mos punën e tyre, kjo gjendje po na përsëritet edhe tash. Këtë duhet ne qytetarët t’ia edukojmë klasës politike. Këta deputetë nuk guxojmë më asnjëherë t’i votojmë. Nuk është me rëndësi cila parti votohet, secila parti LDK, PDK, VV, por këta 120 emra nuk guxojmë që t’i votojmë. Nuk mund të luajnë me institucionet e vendit”, tha ai për EO

Të ngjashme

Të fundit