Lajme

Waitz: Do të isha i nderuar nëse do të zgjidhesha raportues për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Deputeti austriak i Parlamentit Evropian nga Të Gjelbrit, Thomas Waitz, për të cilin mediat raportuan se mund të jetë raportuesi i ri i PE-së për Kosovën, deklaroi se ende nuk ka ndonjë vendim se cili grup dhe cili anëtar do të ndërmarrë këtë pozitë.

Ai shtoi se është i lumtur që të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Nëse kam nderin ta bëj këtë përmes raportimit për shtetin e Kosovës, do të bëj çmos për të kontribuar në zhvillimin jo të dhunshëm, të respektueshëm dhe të begatë në rajon në përgjithësi dhe në rajonin e Serbisë/Kosovës në veçanti”, tha eurodeputeti Waitz për gazetën serbe “Danas”.