16 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

VV’ja mbetet në dorë të opozitës, Dimal Basha: Ata po refuzojnë votimin

- Advertisement -

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partitë janë të obliguara të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, duke thënë se partitë e tjera po refuzojnë, me ç’rast tha se po e bllokojnë procesin.

Basha ka thënë për media para futjes në Kuvend se Kushtetuta i bën përgjegjëse partitë që të konstituojnë.

“Kushtetuta i bart si përgjegjëse tri partitë për të konstituuar Kuvendin. Ky bie si obligim nga partitë që të zgjedhin kryesinë…Ata po refuzojnë të votojnë. Kryesia është VV-ja, LDK-ja, PDK-ja. Nëse dikush do të akuzojë për bllokim, janë ata që po refuzojnë të votojnë”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse VV-ja do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Basha tha se vazhdon të jetë Albulena Haxhiu dhe “ne s’jemi këtu t’ua plotësojmë dëshirën cilin kandidat ta vendosim”.

Të ngjashme

Të fundit