28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

VV zyrtarizon kandidaturën për kryetar në Istog, Kurti thotë se do të dalin të parët

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje e ka kandiduar Astrit Bujupajn si kandidat për kryetar të Istogut.

Për të ka shkruar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që i pari i Istogut të jetë nga radhët e LVV-së.

“Lëvizja doli e para në Istog në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Tash, me Astrit Bujupajn, kandidat për kryetar, besimin tonë dhe vullnetin e qytetarëve ka ardhur koha që i pari i Istogut të jetë nga radhët e Lëvizjes”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit