19.8 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

- Advertisement -

Alban Hyseni do të garojë përsëri për të parin e Gjilanit për një mandat të dytë.

Kjo është bërë e ditur pas mbatjes së një konference për media nga vetë Hyseni dhe krytari i VV-së, Albin Kurti.

Të dy shprehën mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe theksuan të arriturat gjatë mandatit të kaluar.

“Dua të falënderoj qeverisjen tonë lokale në Gjilan për aq shumë punë të mira që ka bërë dhe për të arriturat e saj, për qytetarët e Gjilanit pa dallim. Bëhet fjalë për një qeverisje gjithëpërfshirëse,” deklaroi Kurti, duke përmendur investimet e bëra në sektorë të ndryshëm në komunë.

Nga ana e tij, Alban Hyseni falënderoi kryeministrin për përkrahjen institucionale ndaj Anamoravës, veçanërisht në projektet infrastrukturore dhe zhvillimore që janë realizuar gjatë këtyre viteve.

Të ngjashme

Të fundit