4.9 C
New York
Saturday, March 14, 2026

Buy now

VV voton kundër rritjes së koeficientit të pagave në sektorin publik

- Advertisement -

Nuk ka kaluar propozimi i amandamentit të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik nga 110 në 115 euro.

Partia e këtij të fundit ka votuar kundër këtij propozimi, kështu duke mos u votuar nga ana e shumicës parlamentare.

Në seancën e sotme, po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit të buxhetit për vitin 2024.

Ky buxhet pritet të jetë 3.3 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, e ka paraqitur raportin e Komisionit me 64 amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e opozitës, e të cilat nuk kanë marrë përkrahjen e Komisionit.

Të ngjashme

Të fundit