4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

“VV s’po lyp partnerë, po lyp argat – Kurti deri tash nuk i ka deputetët”, Burim Ramadani për pozicionin e VV-së

- Advertisement -

Analisti Burim Ramadani tha se Vetëvendosja është duke kërkuar vota individuale për formimin e qeverisë, por “nuk po kërkon partnerë”. Sipas tij, partia e Kurtit po kërkon argat.

Ai tha se VV akona nuk i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

“Albin Kurti nuk është duke kërku partnerë, po kërkon argat. VV po bën çmos me kriju qeverinë, por s’po kërkon partnerë”, tha ai.

“Në këtë periudhë Kurti është duke bë çmos me i peshku deputetët veç e veç, deri më tani nuk i ka dhe është të paktën 3-4 numra larg mundësisë që ta bëjë Qeverinë”, tha Ramadani në Pressing, transmeton Express.

“Vetëvendosja nuk po arrinë me i bo numrat e nevojshëm, presidentja nuk po e thirrë seancën që me zhveshë Vetëvendosjen…”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit