Home Ballina VV sërish me video: Kosovën “e bëjnë Zvicër”, sulmojnë LDK-në, i kapen Bekim Haxhiut

VV sërish me video: Kosovën “e bëjnë Zvicër”, sulmojnë LDK-në, i kapen Bekim Haxhiut

0
VV sërish me video: Kosovën “e bëjnë Zvicër”, sulmojnë LDK-në, i kapen Bekim Haxhiut

Vetëvendosje ka realizuar edhe njëherë një video propaganduese.

Dallimi kësaj here, është se Vetëvendosje kishte vetëm një cak, LDK-në, shkruan lajmi.net.

Kjo parti akuzon ekonomistët e LDK-së se u shërbyen grupeve të caktuara të interesit.

Ndër të tjera, VV përmendi heqjen e akcizës së naftës, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe rritjen e pagave dhe uljen e tatimeve. Këto propozime, sipas akuzave të VV-së, nuk kanë asnjë mbështetje faktike.

Vetëvendosje në këtë video, bën një sulm të ulët edhe ndaj deputetit mjaft aktiv të PDK-së, Bekim Haxhiut. Siç aludon VV, propozimet “pa sens” do të mirëkuptoheshin po të vinin nga deputeti në fjalë, të cilin ata e quajnë “fizioterapeut”.

“Të trija propozimet, do të mirëkuptoheshin po të vinin nga një fizioterapeut si Kamishi”, thotë VV në videon e saj.

Por s’përfundon me kaq, VV në videon e saj krekoset se Qeveria shtoi fuqinë blerëse, shpërndau proporcionalisht ekonominë.

“Shtuam përkujdesjen shtetërore duke mos e lënë askënd prapa”, thotë VV në këtë video.

https://fb.watch/iAQ1NjZLXv/

Exit mobile version