Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim njoftoi se ankesa dhe kërkesa e Vetëvendosjes për të anuluar rezultatet e votave me postë në diasporë dhe për përsëritjen e këtij procesi, janë anuluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Njoftimi i Cakollit:
PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi.
Ndërsa, është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit – sipas propozimit paraprak të Sekretariatit.