20.2 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

VV-së i pengon mbështetja masive e protestës së nesërme ndaj Gjykatës Speciale, “sy ligë” nis t’i sulmojë mbështetësit

- Advertisement -

Një protestë popullore pritet të vërshojë sheshin e Prishtinës nesër. Thirrës e mbështetës të saj s’kanë se si të jenë më të shumëllojshëm: nga rryma të ndryshme politike dhe qytetare. Dallimet dhe përkatësitë partiake pasvete, qëllimi unitar u deklarua kundërshtia ndaj Gjykatës Speciale, e cila ka tejkaluar në nivele për shumëkënd marramendëse në një vello fshehtësie nga shteti i cili e ka krijuar dhe me dosje e prova të kontaminuara nga organet sekrete shtetërore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Për çka gazeta Nacionale raportoi ekskluzivisht javë më parë shënoi mbushjen e kupës së durimit të mirëqenë qytetar thjesht si vëzhgues pasivë të një procesi gjyqësor në themel me plot dyshime. Organizatat e dala nga lufta çlirimtare e Kosovës thirrën për protestë më 7 gusht, pasditen e së premtes. Kjo thirrje gjeti mbështetje të gjerë. Por, në krejt këtë valë mbështetje të protestës së nesërme, partia Vetëvendosje ka gjetur të delegjitimojë thirrësit dhe mbështetësit e protestës.

  • “Kemi qenë kundër Gjykatës Speciale”.

Vetëm kaq ka çfarë të thotë partia Vetëvendosje tashmë kur janë bërë qe pesë vite që kur ish-krerët e UÇK-së (njëri prej tyre, ish-Shef i Grupit Parlamentar të VV-së) mbahen në paraburgim në Hagë, në një proces të sendërtuar si asnjë institucion drejtësie ndokund. Madje as bashkëshortja e Rexhep Selimit po ashtu deputete e VV-së, Shqipe Selimi, s’del nga kjo heshtje.

Ndonëse për secilin vendim të secilit gjyqtar dhe instancë drejtësie të vendit, Vetëvendosje njihet për më së buti thënë ‘kritike’ – dhe madje edhe moszbatm të vendimeve të tyre – për Gjykatën Speciale, situata ndërron: “Kemi qenlë kundër Gjykatë Speciale”, dhe vetëm kaq.

Një mbështetje e hapur e kësaj proteste nga ish-kryeministri kosovar, Isa Mustafa, bëri që Vetëvendosje të angazhohet për të sulmuar atë: dhe me këtë udhë, të delegjitimojë idenë e protestës.

Pas mbështetjes së Isa Mustafës dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba gjeti të vendos shenjë të barazimit mes tyre dhe Fatmir Shehollit.

“Pas Isa Mustafës e Përparim Ramës, edhe Fatmir Sheholli e mbështet protestën e nesërme”, shkroi Zyba duke e shoqëruar me një screenshot. Zyba gjeti mbështetjen e bashkëpartiakëve me reagime në statusin e tij, prej Arlind Manxhukes e deri te Elvis Hoxha.

Tjetri në sulme të ulta ndaj Isa Mustafës, ishte Avni Zogiani i VV-së, i cili Isa Mustafën e quajti, “Komandant Sava”.

Tjetri ndaj Isa Mustafës në rend ishte deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj: sigurisht jo ndaj protestës si përmbajtje dhe arsye – por ndaj personit. “Rikujtim: para 7 gushtit 2025, është 3 gushti 2015”, shkroi ai.

Mbështetja ndaj protestës

Akterë politikë të të gjitha partive politike shqiptare në vend i kanë dhënë jehonë thirrjes për protestën e nesërme kundër padrejtësive në procesin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Kjo edhe në dritën e asaj çka konsiderohet të jetë braktisje institucionale nga qeveria e Albin Kurtit tash e pesë vjet ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si parti me një të kaluar në Ushtrin Çlirimtare të Kosovës kanë bërë thirrje të shumta për pjesëmarrje në protestë, por edhe akterë nga Lidhja Demokratike e Koosovës i janë bashkuar thirrjeve.

Të ngjashme

Të fundit