Lideri i parë opozitar që ka reaguar për votimin në Kuvendin e Kosovës të Aliut është Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, i cili përmes një postimi në Facebook, theksoi se ky emërim tregon se Qeveria Kurti e ka për mision pengimin e fjalës së lirë.
“Me emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media, një militante e deklaruar politike e Vetëvendosjes, kjo Qeveri dëshmoi edhe një herë se është në mision për të penguar fjalën e lirë duke synuar kapjen e mediave. Media e lirë dhe e pavarur është një nga platformat e rëndësishme jopolitike, e cila, përveç që informon qytetarët, monitoron dhe mban përgjegjës pushtetin në raport me politikat dhe veprimet që bien ndesh me ligjin dhe qeverisjen e mirë.” – shkroi ai.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e “përgëzoi” në mënyrë ironike VV-në për politizimin e KPM-së.
“Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu. Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij.” – shkroi ajo, shkruan Nacionale.
Për këtë çështje kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shkroi në lidhje me votimin e Aliut si anëtare e KPM-së, duke thënë se në lidhje me këtë rast, ata do ta lajmërojnë edhe Këshillin e Evropës.
Sipas reagimit të ECPMF-së, të shpërndarë në Facebook, Aliu në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si e pavarur.
“Aliu rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e tyre. Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur. Në dritën e aplikimin së Kosovës për anëtarësim, ne do të iniciojmë menjëherë shkëmbimin me Këshillin e Evropës dhe PACE për t’i informuar ata për këtë zhvillim shqetësues që do të ketë ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së.” – thuhet mes tjerash në reagim.” – thuhet në këtë reagim.
Pwr emwrimin e Aliut, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez. Nw njw postim nw Facebook, Gutierrez është shprehur i zhgënjyer me emërimin e Aliut nga ana e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Tutje, ai ka theksuar se do të njoftojë partnerët e tij në Këshillin e Evropës për këtë ngjarjë në Kosovë.
“Jam i indinjuar nga ky emërim politik. Ju mund të llogaritni tek unë për ta denoncuar atë tek kolegët e mi dhe partnerët tanë në Këshillin e Evropës. Ky emërim shkel qartë standardet e vendosura nga Këshilli i Evropës në Rekomandimin Rec (2000)23 të Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve anëtare mbi pavarësinë dhe funksionet e autoriteteve rregullatore në sektorin e transmetimit.” – shkruan ai.
Ndërsa, pas votimit, Aliu postoi në Facebook disa fotografi lulesh me një mbishkrim që shënonte kështu:
“Jeta është dashuri. Ajo na ofron lumturi përmes gjallërisë dhe bukurisë së saj, pa e kërkuar ne fare.”
Kujtojmë që zonja Aliu mori 48 vota në Kuvend, duke e fituar besimin e shumicës për të qenë anëtare e KPM-së. /Nacionale/