Pacolli thotë se Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka pasur rezultate më të mira.
Sipas saj, nga 14 raporte të Komisionit Evropian, ky i fundit është më i miri në raport me ato të viteve të kaluara.
“Nga viti 2008 Komisioni Evropian çdo vit ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës, nga 14 raporte ky është raporti më i mirë në raport me ato të viteve të kaluara dhe më i miri në raport me vendet e rajonit. Kuvendi gjatë periudhës raportuese ka thyer rekordin me numrin e ligjeve të miratuara, marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara dhe nismave legjislative. Matja e suksesit të punës së kuvendit bëhet përmes rezultateve që jepen në fund, me numrin e ligjeve të miratuara”, tha ajo.
Po ashtu, Pacolli, deklaroi se ky raport nuk evidenton ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë dhe në aspektet e tjera.
“Ky është raporti i parë ku nuk evidentohet ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, administratës publike, sidomos në punësimin e shërbyesve civilë, në transmetuesin publik, dhe në institucione e agjenci të pavarura. Në të gjitha raportet kaluara ndërhyrjet politike evidentoheshin këto fenomene shqetësueses. Ky është raporti i parë ku evidentohet shumë më shumë progres dhe nuk evidentohet regres dhe kthim prapa”, ka thënë ajo.