11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

“VV po harxhon kohë me filma teatral”, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme zgjedhjet

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se sa më shpejt që Glauk Konjufca dhe Lëvizja Vetëvendosje të ndalojnë konsumimin e ditëve, aq më shpejt mund të zgjidhet kriza politike.

Sipas tij, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Sa ma herët që Glauk Konjufca dhe VV-ja e ndërprenë konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza, vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe aq më shpejt vjen legjitimiteti i qytetarëve. LDK bën thirrje që të sillemi vetëm një herë të përgjegjshëm për Republikën. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja. Çdo vonesë në këtë drejtim është taktikë politike, sa e trishto ashtu edhe pa konsideratë për Republikën e Kosovës dhe të ardhmen që e pret këtë popull”, tha Abdixhiku në një konferencë për media.

Të ngjashme

Të fundit