Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë pluralitet partiak shqiptar, por unitet të plotë njëlistësh mes Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë”, shkroi ai.