23.3 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

VV pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese: Vendim arbitrar që cënon demokracinë

- Advertisement -

Pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese mbi çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, duke e cilësuar vendimin si një “tejkailim të qartë të juridiksionit” dhe “shkruarje të një rregulli të ri përmes gjykimit, pa bazë kushtetuese”.

Në reagimin e LVV-së thuhet se “Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Vendimi është i vonuar dhe tregon pamundësinë për ta justifikuar këtë akt arbitrar që cënon drejtpërdrejt demokracinë.”

Sipas LVV-së, Gjykata nuk ka dhënë asnjë argument të ri, përveçse ka përsëritur narrativën opozitare mbi analogjinë me zgjedhjet e tjera në Kuvend, ndërkohë që Kushtetuta është e qartë për procedurat që lidhen me zgjedhjen e Presidentit dhe nuk mund të përdoret si referencë për raste të tjera.

“Kufijtë e ngushtë të arsyetimit janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që vetë Gjykata ia ka lejuar vetes. Është e papranueshme që për një vendim kaq të rëndësishëm, Gjykata nuk ka kërkuar as krahasime ndërkombëtare, as mendime nga gjykatat homologe, siç është praktika në raste të ndjeshme kushtetuese.”

LVV e quan të padrejtë dhe të rrezikshme edhe tezën për mundësinë e ndryshimit të subjektit që mund të propozojë kandidatin për Kryetar Kuvendi pas 30 ditësh, duke e cilësuar këtë si përgatitje të një terreni politik që shkon në favor të opozitës dhe cenon rregullin kushtetues ekzistues./IndeksOnline/

 

Të ngjashme

Të fundit