18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

VV paralajmëron mbledhje për ta votuar Kurtin si mandatar: E çojmë emrin te presidentja, presim që ajo të punojë në këtë drejtim

- Advertisement -

Albulena Haxhiu nga VV është pyetur nga gazetarët për formimin e qeverisë.

Ajo ka thënë se VV do ta mbajë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku do të votohet mandatari e më pas emri do t’i dorëzohet presidentes Osmani.

“Ne kemi thënë edhe në seancën e fundit konstituive që ne do t’i shikojmë mundësitë që ta bëjmë ketë. Na duhet paraprakisht që ta kemi një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku e votojmë mandatarin dhe pastaj Arbërie Negavci si kryesuese e KP ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani dhe mandej presim që presidentja Osmani të punojë në këtë drejtim, pikërisht në emër të funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ajo tha se këtë mbledhje do ta mbajnë “të jashtëzakonshme dhe shpejt për shkak të rrethanave në të cilat jemi”.

Të ngjashme

Të fundit