17.6 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

“VV nuk po humb asgjë”- Sopjani: Vetëvendosja po e shfrytëzon luksin e pushtetit çdo ditë

- Advertisement -

Avokati Shkëlzen Sopjani ka thënë se, pavarësisht se ku është faji, dihet që ai që ka më shumë numra e ka fajin më të madh, por sipas tij një pjesë të fajit e ka edhe opozita për moskonstituimin e Kuvendit, as për herën e 31-të.

Sopjani tutje ka thënë se opozita po tregon se është e pafuqishme për të bërë një ndryshim, çfarëdo qoftë ai.

“Është edhe e paguximshme për me tentu me nis me ba qat ndryshim, sepse mos të harrojmë, e kemi një parti e cila edhe ashtu e ka luksin e pushtetit, se në zyrë është kjo që ka qenë që katër vite e më shumë – e pesë vite e më shumë në fakt”.

“Vetëvendosja nuk është duke humbur kurrgjë prej kësaj situate, këtë duhet me kuptu njerëzit. Vetëvendosja thjesht është tuj marrë frytet e pushtetit, tuj i gëzu çdo ditë”, ka thënë Sopjani.

Të ngjashme

Të fundit