-2.5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

”VV nuk ka ndryshuar për të mirë”, Pantina: Albini pas zgjedhjeve i kthehet zanatit të vjetër

- Advertisement -

Shqipe Pantina kandidate për deputete nga LDK-ja, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qasjen politike të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ndryshimet e bëra nuk kanë qenë në funksion të së mirës publike, por më shumë taktika elektorale që i shërbejnë interesit të tij personal.

“VV ka ndryshuar, por nuk ka ndryshuar në mënyrën e duhur për të mirën e vendit. Albini i ndërron taktikat shumë shpesh, por i ndërron në formën që i sjell rezultate atij. Janë taktika elektorale dhe pas zgjedhjeve fare nuk do të habitem që ata t’i kthehen qëndrimeve të tjera. Ka ndryshuar gjuha e Albin Kurti, por jo edhe e zyrtarëve të tjerë”, ka thënë Pantina në ”Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit