Lëvizja Vetëvendosje ia ka mësyrë garës për ta marrë në udhëheqje një nga komunat më veriore të vendit, Zveçanin.
Kandidat i VV-së për kryetar komune do të jetë Fetah Peci, që bashkë me kandidatët e tjerë për asamble vet i 14-ti që e mbajnë të njëjtin mbiemër, Peci.
I vetmi kandidat që e prish listën “Peci” të VV-së në Zveçan del të jetë Florian Kelemendi, që mban numrin pesë në listën e kësaj partie për asamble.