Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet.
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka theksuar se ky rast nuk është i izoluar dhe se sipas tyre krimi e korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë.
“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e LVV-së, raporton rtk.
Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se prej vitesh ka sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.






