Lëvizja Vetëvendosjes do të mbajë zgjedhje të brendshme këtë vit.
Kjo është bërë e ditur nga kjo parti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që u mbajt të dielën.
“Në këtë mbledhje padyshim që u diskutua edhe për çështjet organizative, zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes të cilat do të mbahen këtë vit”, thuhet nga LVV.
Zgjedhje partiake këtë vit do të mbajnë edhe dy parti tjera, PDK e AAK.





