Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po vazhdon ta akuzojë prokurorinë për neglizhencë ndaj rasteve të dorëzuara për akterët e ish-pushtetit.
Në një video që Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në Facebook, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tregon për një Udhëzim Administrativ që ishte nënshkruar për për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, nënshkruar nga atëherë minsitri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, në vitin 2020.
“Më 2020 ishte nënshkruar një akt të paligjshëm si Udhëzimin Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, pa bazë ligjore, për të autorizuar një biznes privat që të kryente kontrollimin e karburanteve para hyrjes në treg, duke ia marrë kompetencën Doganës dhe shënjimin e karburanteve”.
“Krejt ky shërbim i ishte dhënë një kompanie private me ç’rast fitim neto para tatimit për këtë shërbim do t’i kushtonte me dhjetëra miliona euro buxhetit të shteti”.
“Më 5 maj të vitit 2021, MINT ka dorëzuar kallëzimin penal ne Policinë dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës por asnjë veprim”, thuhet në njoftimin e VV-së.