Përsëri ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rezervat shtetërorë.
Kjo për faktin se deputetët e VV-së të cilët janë anëtarë në këtë komision nuk kanë marrë pjesë fare.
Në këtë mbledhje prezent ishin Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja, Rashit Qalaj dhe Ferat Shala nga PDK-ja, dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.
Theksojmë se ideja për një komision hetimor lidhur ka ardhur nga ana e Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje.
Më 21 shtator Kuvendi i Kosovës, pas rreth katër orësh diskutimesh, ka votuar për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, me 69 vota për.