-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

VV-ja sërish e bojkoton seancën e jashtëzakonshme për Policinë

- Advertisement -

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e ftuar nga opozita.

Në këtë seancë janë duke marrë pjesë vetëm deputet të opozitës, ndërsa VV-ja sërish po e bojkoton.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar deputetët e Vetëvendosjes nuk kishin marrë pjesë në punimet e seancës plenare.

E kjo kishte bërë që të ndërpritet seanca, pasi nuk kishte kuorum për vazhdimin e saj.

Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, që është shqyrtimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit