Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmbledhëse të mandatit 4-vjeçar qeverisës.
Në këtë video, VV-ja krenohet me luftimin e korrupsionit, vizat, sovranitetin në veri.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet.
Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit.
Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm.
Po jetojmë në rrethana të vështira globale, por vetëm me qeverisje të mirë mund të triumfojmë.