27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

“VV-ja po del me propozime, por nuk e kanë qëllimin e mirë”, Veton Berisha thotë se po keqpërdoren e nuk po trajtohen si partnerë

- Advertisement -

Veton Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, ka qenë i ftuar në “Frontal” të T7.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e kryen propozimet, por qëllimin nuk e kanë të mirë për të dalë nga situata.

“Ata po dalin me propozime, po i përmbushim obligimet e tyre. Është e drejtë e tyre, por është e paqartë që nuk kanë votën dhe nuk konsultohen dhe nuk ka një konsultim gjithëpërfshirës për një propozim konsensual atëherë konsideroj që nuk po duket që e kanë qëllimin e mirë për të kaluar më tutje”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai tha se mënyra si propozohet është jokolegiale, duke thënë se ai voton – por mund të ketë ndonjë emër që nuk do e votonte.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë pa kryeparlamentar, përkundër se edhe Gjykata Kushtetuese ka lëshuar verdiktet e saj.

Partia që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk e ka shumicën parlamentare.

PDK dhe AAK janë deklaruar se disa emra do t’i votonin për postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LDK është kategorikisht kundër votimit të çfarëdo emri pa marrëveshje politike. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit