- Advertisement -
Lëvizja Vetëvendosje në një reagim në rrjetin social Facebook, thotë se PDK, LDK dhe AAK kanë siklet me Qeverinë Kurti, për disa arsye.
“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti? Sepse nuk ka më që PDK, LDK e AAK: Me ble 3.52 euro për ari të tokës; Me ble 50 euro një ari tokë publike e me e shitë 7 mijë euro për ari; Terminale për të fortët e partisë e grupe të interesit; Terminale për djemtë e kryetarit”, thuhet në reagimin e LVV-së.