Pos me homazhe, nderime bënë edhe me lule.
Kur kujtuan themeltarët e shtetit që të shtunën mbushi 16 vjet, mësynë Kuvendin.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca e respektuan edhe himnin shtetërorë, bashkë me kabinetin qeveritar e kolegët deputetë.
Por një qëndrim i tillë është diametralisht i kundërt me atë të mëparshëm të Vetëvendosjes, partisë që i takon shefi i ekzekutivit, ai i parlamentit e shumica në të.
Si opozitarë këta patën shpërfillur flamurin verdhë e kaltër dhe himnit pa tekst në disa raste.
Në një intervistë në Rubikon, 3 ditë parë shpalljes së pavarësisë, vetë Kurti pati thënë se populli i Kosovës po e pret pavarësinë por për pak ditë do të kuptohet se ajo është varësi.
E nënkryetari aktual i VV-së, Glauk Konjufca më 17 shkurt pati deklaruar për media se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk po e dinë se çfarë po festojnë dhe se ajo nuk ishte pavarësi.
Si grup parlamentar këta lëshuan sallën e kuvendit kur nisi intonimi i himnit, në seancën për 4 vjetorin e mëvetësisë.
Pas disa vjetësh, ndërruan metodë duke qëndruar në seanca, por duke mos u ngritur në këmbë.
Më 2016, përvjetorin e pavarësisë e pritën në protestë vetëm me flamuj kombëtarë.
Madje sekretari i VV-së atëbotë kritikoi ata që festuan.
Me këso sjellje Vetëvendosje vazhdoi nga 2010-ta kur iu fut politikës e deri më 2020, kur për herë të parë fitoi ulësen e ekzekutivit.