19.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

VV-ja në Prishtinë bojkoton seancën e Kuvendit Komunal: Organizimi i kësaj mbledhje është tendencioz

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje qendra Prishtinë, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, nesër të hënën më 4 shtator.

VV-ja qendra në Prishtinë ka thënë se për ta është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojnë edhe ftesën për këtë seancë.

Ndër të tjera kanë thënë se fakti se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është iniciuar një konflikt administrativ në mes të MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës e vlerësojnë thirrjen dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz.

Postimi i plotë:

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, njofton opinionin publik se nuk do të marrë pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të ftuar për të hënën, 4 shtator.

Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë.

Duke ditur faktin se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është inicuar një konflikt administrativ në mes të MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës, ndër të tjera edhe për çështjen e Kryesuesit, vlerësojme se thirrja dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz.

Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha vendimet eventuale që merren në këto seanca të parregullta do të jenë objekt i trajtimit të sërishem nga Kuvendi Komunal. Ndërkohë, të gjitha pasojat juridike që prodhojnë vendimet e tilla do të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje e kallëzime penale.

Kërkojmë nga partitë në pushtet në Komunën e Prishtinës, koalicioni LDK-PDK-NISMA-LB, të përmbahen nga çfarëdo vendimi e veprimi në këtë fazë dhe gjithashtu kërkojmë nga Gjykata Themelore në Prishtinë që sa më parë, me prioritet, ta trajtoj çështjen në fjalë.

Kthimi i ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës është emergjencë dhe domosdoshmëri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit